Ndërlidhjet

NATO përfundon misionin trajnues në Irak


NATO e ka përfunduar sot misionin trajnues në Irak. Misioni u mbyll pas prishjes së marrëveshjes për të shtyrë atë, pasi që Bagdadi refuzoi tu jepte imunitet trupave të misionit, nga ndjekja penale.

Misioni trajnues i NATO-s në Irak kishte për qëllim t’i ndihmonte vendit në zhvillimin e forcës së sigurisë.

Që nga nëntori i këtij viti, 120 ushtarë nga 12 shtete ishin të përfaqësuara në këtë forcë. Të gjithë ushtarët, tani duhet ta lëshojnë Irakun deri në fund të vitit.
XS
SM
MD
LG