Ndërlidhjet

Turqia kritikë Francës për projektligjin që dënon vrasjen e armenëve


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan e ka kritikuar sot Francën për një projektligj, i cili e bën krim mohimin e faktit se vrasja masive e armenëve gjatë Luftës së Parë ishte gjenocid.

Erdogan insistoi se Turqia do t’i përgjigjet projektligjit francez me të gjitha mjetet diplomatike, duke shtuar se Franca duhet të hulumtojë për ato që, sipas Erdogan, ishin histori të ndyra e të përgjakshme të saj, në Algjeri dhe Ruandë.

Më 22 dhjetor, ligjbërësit francezë pritet të diskutojnë për propozimin, sipas së cilit, do të konsiderohet krim mohimi se vrasjet e armenëve ishin gjenocid, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me mohimin Holokaustit, që ishte ndaluar në Francë në vitin 1990.

Historianët vlerësojnë se mbi 1.5 milionë armenë ishin vrarë nga turqit osmanë, me rënien e perandorisë së tyre.

Këto vrasje, Franca i njohu si gjenocid në vitin 2001.

Udhëheqësit turq kundërshtojnë termin ‘gjenocid’ për vrasjet masive, duke argumentuar se shifrat janë fryrë.
XS
SM
MD
LG