Ndërlidhjet

Obama mirëpret marrëveshjen për shkurtim të taksave


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet ligjbërësve, për të zgjeruar shkurtimin e taksave të listës së pagave për punëtorët amerikanë për dy muaj, si dhe për vazhdimin e ndihmës emergjente për të papunët.

Përmes një fjalimi të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Obama kërkoi nga Kongresi që të lëvizet më shpejt pas kthimit nga pushimi dimëror, në mënyrë që shkurtimet në taksa të miratohen për një vit të plotë.

Sipas Obamës, do të ishte i pafalshëm lejimi i gabimeve në këtë proces të shkurtimeve.
XS
SM
MD
LG