Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shpallet kandidati për ambasador në Rusi


Pas një vonese prej disa muajsh, Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar kandidatin e presidentit Barak Obama, për të qenë ambasadori i ri amerikan në Moskë.

Ai është Majkëll Mekfall, dhe ka shërbyer si këshilltar kryesor për Rusinë në Këshillin Kombëtar të Sigurimit të Obamës.

Mekfall është konsideruar të jetë një nga arkitektët e "rivendosjes" së marrëdhënieve SHBA-Rusi të ndjekura nga administrata e Obamës, dhe ka qenë i përfshirë në nisma përfshirë traktatin e ri START, i nënshkruar nga Obama dhe presidenti rus Dmitri Medvedev.

Mekfall do të zëvendësojë ambasadorin e tanishëm amerikan në Rusi, Xhon Beirli, i cili është duke u larguar.
XS
SM
MD
LG