Ndërlidhjet

Ndërroi jetë Vaclav Havel


Ish presidenti çek, Vaclav Havel

Ish presidenti çek, Vaclav Havel

Mediat çeke raportojnë se ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, ish presidenti Vaclav Havel.

Ish-presidenti çek, Vaclav Havel, vite më parë, qe operuar nga tumori në mushkëri.

Ai pati probleme me shëndetin edhe në fillim të këtij viti.

Disidenti çek, për opinionin kosovar njihet si mbështetës i madh i pavarësisë dhe si një nga figurat me renome botërore që bëri thirrje të ndalej dhuna e regjimit serb në Kosovë në fund të viteve të ’90-ta.

Për kontributin e tij për Kosovën, Havel është nderuar me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”, që është ndarë nga ish presidenti, Fatmir Sejdiu.

Së fundi, gjatë një takimi të mbajtur në muajin tetor me presidenten Atifete Jahjaga në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Sundimi i Ligjit”, ish presidenti çek, Vaclav Havel pati shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës.
XS
SM
MD
LG