Ndërlidhjet

Kurti: Të ndalen bisedimet me Serbinë


"Të ndalen përfundimisht bisedimet e dëmshme me Serbinë dhe të zhvendosen politikat ekonomike prej shitjes së pasurive publike e kombëtare te zhvillimi i bazuar mu në këto pasuri”, ishte ky mesazhi që përçoi sot lideri i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti.

Ai këto komente i bëri në fjalimin e tij me rastrin e mbledhjes së tretë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetvendosje.

Me këtë rast, ndër të tjera Kurti theksoi se mocioni i Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë është vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Duke shtuar se do angazhohen me mjete institucionale dhe jashtëinstitucionale për zbatimin e plotë të këtij mocioni.
XS
SM
MD
LG