Ndërlidhjet

Zhytet anija në Indonezi


Raportet nga Indonezia thonë se një anije druri që besohet se mbante më shumë se 200 emigrantë, shumë prej tyre nga Lindja e Mesme, është zhytur në ishullin kryesor të Indonezisë Java.

Një raport i agjencisë së lajmeve Reuters citon një zyrtar indonezian të emergjencës të ketë thënë se vetëm 76 njerëz janë shpëtuar deri tani, ndërsa pjesa tjetër e udhëtarëve ende mbeten të pagjetur.

Zyrtarët janë cituar të kenë thënë se varka, që mund të kenë qenë e mbingarkuar, ka mundësi që është goditur nga valët e oqeanit të fortë.

Pasagjerët besohet se përfshijë emigrantë të paligjshëm nga vendet, përfshirë Iranin, Afganistanin, Turqinë dhe Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG