Ndërlidhjet

Thaçi lëshon mesazh ngushëllimi për vdekjen e Havelit


Me rastin e vdekjes së ish-presidentit çek, Vaclav Havel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lëshuar një mesazh ku ndër të tjera thuhet se vdekja e ish-presidentit çek “është humbje e një personaliteti me përmasa evropiane dhe botërore që luajti rol të rëndësishëm në transformimin e Çekosllovakisë”.

Në këtë mesazh gjithashtu thuhet se “qytetarët e Kosovës me respekt do ta kujtojnë rreshtimin e drejtë të burrështetasit dhe intelektualit çek gjatë kohës së intervenimit të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në vitin 1999, kur bota euroatlantike u vu në mbrojtje të Kosovës”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, popullit mik çek dhe qeverisë çeke i shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta”, përfundon mesazhi i kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG