Ndërlidhjet

Maqedoni: Thirrje Greqisë të tregojë vullnet të mirë


Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka porositur Greqinë të gjejë forcë për ta ndihmuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, si dhe të tregojë vullnet të mirë për marrjen e datës.

Ai më tej ka shtuar se Maqedonia do të vazhdojë të përgjigjet me sjellje të ndërgjegjshme, siç ka vepruar deri tani, ndërsa nga vendet themeluese të GJND-së pret që të dërgojnë porosi për legjitimitetin dhe krediblitetin e pakontestueshëm të kësaj organizate.

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Politikanët grekë duhet të gjejnë forcë dhe të marrin hapin e drejtë për t’i mundësuar Maqedonisë anëtarësim në NATO, e cila do të thotë rajon stabil, të sigurt dhe të zhvilluar”, ka deklaruar Gruevski në konferencën e 14 të unionit të grave të partisë që e drejton ai, VMRO-DPMNE.

Edhe partia politike shqiptare në pushtet BDI, vlerëson se Maqedonia pas vendimit të GJND-së ka intensifikuar veprimet sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Madje, siç thekson Artan Grubi, zyrtar i lartë i BDI-së, nëse Greqia do të shfaqë vullnet të mirë, zgjidhja e kontestit për emrin mes dy vendeve mund të arrihet para samitit të NATO-s në Çikago.

Iniciativat nga Maqedonia janë të njëpasnjëshme, madje edhe angazhimi ynë nga kjo pikëpamje e re, me sa shoh, është shumë më i madh nga Maqedonia sesa nga Greqia për ta zgjidhur çështjen e emrit. Unë jam i bindur se nëse ka vullnet të mirë në Greqi, kjo çështje do të zgjidhet para samitit të Çikagos”, thekson Grubi.

Por me këtë konstatim nuk pajtohen partitë politike në opozitë, sipas të cilëve kemi vetëm deklarata nga autoritetet qeveritare të cilat nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në zgjidhjen e kontestit, me këtë dhe zhbllokimin e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike për Maqedoninë.

Partia shqiptare në opozitë vlerëson se BDI vepron sipas qëndrimeve të kryeministrit Gruevski.

Zijadin Sela, deputet i PDSH-së, thotë se partia politike shqiptare nuk angazhohet të realizojë premtimin e dhënë para elektoratit për t’u angazhuar, që të gjendet një zgjidhje sa i përket kontestit dhe hapjes rrugë procesit të integrimit.
Partia politike shqiptare në pushtet BDI, nuk duhet të harrojë se zgjedhjet e 2008-ës i ka fituar në emër të zhbllokimit të proceseve euro-integruese...

Partia politike shqiptare në pushtet BDI, nuk duhet të harrojë se zgjedhjet e 2008-ës i ka fituar në emër të zhbllokimit të proceseve euro-integruese, çdo ditë të kalon flet për dështimin e këtij subjekti politik, tani kalon viti i katërt, me çka ky subjekt nuk e mban premtimin e dhënë para elektoratit dhe para shqiptarëve”, shprehet Sela.

Nga ana tjetër, edhe lideri i Partisë së Re Social Demokrate në opozitë, Tito Petkovski vlerëson se Maqedonia nga një vend lider mbetet në grup me Kosovën e Bosnjën, ndërsa vendet e tjera si Mali i Zi dhe Serbia tashmë janë shumë para.

Ata të cilët ishin pas nesh sot janë para nesh. Edhe Mali i Zi do të marrë datë për fillimin e negociatave, sigurisht edhe Serbia në rast se e zgjidh problemin me Kosovën. Maqedonia të jetë vrima e zezë”, thotë Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.
XS
SM
MD
LG