Ndërlidhjet

Tahiri takohet me përfaqësues të diasporës në Stamboll


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit të saj në Stamboll, me rastin e pjesëmarrjes në takimin strategjik të Lobit Rajonal të Grave, ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në këtë vend.

Në kuadër të bashkëpunimit me shoqatat që kanë interes për Ballkanin, zëvendëskryeministrja u takua me udhëheqjen e Shoqatës "Balkansiad", shoqatë kjo që bashkon një spektër me të gjerë të diasporës nga Ballkani.

Në darkën e shtruar për nder të saj, kryetari i shoqatës, Adnan Vardarli shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën për çështjet e interesit të përbashkët.

Ndërsa, Tahiri vlerësoi marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë dhe falënderoi shtetin turk për angazhimin në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ajo shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunime të ndërsjella për të çuar përpara vizionin për një Ballkan më paqësor dhe më stabil.
XS
SM
MD
LG