Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Egjipt


Protestuesit kanë hedhur me gurë në forcat e sigurisë në Kajro në ditën e tretë të trazirave në kryeqytetin egjiptian.

Të paktën 10 vetë u vranë në dhunën që gjithashtu shkatërroi një bibliotekë historike që strehonte arkiva të vlefshme kombëtare.

Një burim ushtarak tha se forcat e armatosura kanë arrestuar 164 njerëz duke përfshirë të miturit, gjatë betejës që po vazhdonte jashtë parlamentit dhe zyrave të qeverisë, ku protestuesit kanë kërkuar dhënien fund të sundimit ushtarak.
XS
SM
MD
LG