Ndërlidhjet

Protesta në Rusi


Mijëra njerëz dolën në rrugët e Moskës dhe Shën Petersburg sot për një fundjavë të dytë të protestave kundër zgjedhjeve të kontestuara parlamentare në Rusi.

Rreth 4000 përkrahës të Partisë Komuniste u mblodhën jashtë mureve të Kremlinit këtë pasdite.

Ata kërkuan një ri-numërim të votave dhe dorëheqjen e qeverisë.

Në Shën Petersburg, një miting në sheshin qendror tërhoqi rreth 3000 njerëz nga partitë e ndryshme politike dhe lëvizje të ndryshme.

Protestuesit u dëgjuan duke kënduar: "Rusia pa Putinin!"

Partia në pushtet e kryeministrit Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”, ka fituar vetëm nën 50 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG