Ndërlidhjet


Furnizimi më energji elektrike gjatë sezonit të dimrit do të jetë stabil. Të paktën kështu premtojnë zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Viktor Buzhala, zëdhënës në këtë korporatë, thotë se sipas planifikimeve vjetore të KEK-ut, besohet se gjatë këtij viti do të ketë furnizim më të qëndrueshëm me energji, krahasuar me vitet paraprake.

Megjithatë, Buzhala shprehet se kursimi i energjisë është i domosdoshëm.

Riparimet janë kryer dhe kjo na bënë optimist se ky dimër do të jetë më i mirë se dimri i kaluar, kemi edhe import.
Në bazë të përgatitjeve që ka bërë korporata, presim që ky dimër të jetë më i mirë se dimri i kaluar dhe është vazhdimësi e përmirësimeve që ka bërë KEK-u dhe po bën nga viti në vit. Riparimet janë kryer dhe kjo na bënë optimist se ky dimër do të jetë më i mirë se dimri i kaluar, kemi edhe import”, thotë Buzhala.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve energjetike i quajnë marketing deklaratat e zyrtarëve të KEK-ut.

Ethem Çeku, ish Ministër i Energjisë, thotë gjendja në terren paraqitet ndryshe deklaratave të tyre.

Çeku pohon se ekzekutivi i vendit nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri apo prodhuar energji alternative që i bënë qytetarët optimistë se gjatë muajve të ardhshëm do të ketë energji të mjaftueshme.

...edhe në këtë dimër ata (qytetarët) do të përballen më vështirësi të mëdha në furnizim të energjisë elektrike.
Qytetarët duhet të gjejnë mundësi, forma, alternativa të ndryshme për të siguruar mundësinë e ngrohjes dhe energjisë elektrike, sepse edhe në këtë dimër ata do të përballen më vështirësi të mëdha në furnizim të energjisë elektrike”, thekson Çeku.

Edhe disa qytetarë nuk besojnë aspak se do të ketë furnizim më energji elektrike.

Në bazë të përvojave nga vitet e kaluara, ata shprehen skeptikë se KEK-u ka arritur të përmirësojë ambientin energjetik në vend.

Nevruz Rama, qytetar nga Prishtina, thotë se në këtë kohë kur temperaturat nuk kanë shkuar nën zero gradë, reduktimet janë të pranishme.

Në Prishtinë, në lagjen Ulpiana ku jetoj unë, rrymë ka pandërprerë. Por, po dëgjoj se në lagjet tjera ka ndërprerje, po zbatohet plani ABC. Nuk jam optimist se energji do të ketë pandërprerë, ashtu siç po flasin përfaqësuesit e KEK-ut”, thotë Rama.

Liridona Latifi, është qytetare nga Mitrovica. Ajo nuk beson se do të ketë furnizim të mjaftueshëm më energji, pasi siç thotë, në Mitrovicë që nga muaji qershor zbatohen reduktime të ashpra të energjisë.

3 me 3; 3 më rrymë dhe 3 pa rrymë, prej kohës se verës”, thotë Latifi.

Furnizim më energji elektrike pandërprerë ka vetëm kryeqyteti, e sidomos lagjet ku jetojnë vetë udhëheqës të shtetit, thotë Hamdi Beka, i cili jeton në qendër të Prishtinës.

Ai dyshon se KEK-u, do të ketë mundësi të furnizojë gjithë territorin e Kosovës, në muajit e ardhshëm.

Aty ku janë udhëheqësit ka më shumë rrymë. Fatmirësisht ne kemi, pasi jetojmë në qendër. Përndryshe, në Kodrën e Trimave e bllokuan rrugën, i kam vëllezërit aty, si e paguan si nuk e paguan njëjtë. Unë jam pagues i rregullt, por për 70 euro më kanë shkëputur nga rrjeti energjetik, pasi një muaj nuk pata mundësi të paguaj”, thekson Beka.

Sido që të jetë, në rast të ndonjë prishje eventuale të blloqeve, sipas zyrtarëve të KEK-ut, mund të zbatohet plani ABC, që nënkupton se konsumatorët energji elektrike do të kenë në bazë të faturave që paguajnë energjinë e shpenzuar.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG