Ndërlidhjet

Në përkujtim të Havelit


Vaclav Havel
Vaclav Havel
Radio Evropa e Lirë ka përmbledhur disa nga arritjet e presidentit te parë çek Vaclav Havel, përfshi qëndrimin e tij për pavarësinë e Kosovës, realizimin e filmit "Largimi", si dhe disa nga thëniet e tij më të famshme.



Vaclav Havel flet për pavarësinë e Kosovës


Ish presidenti i Çekisë Vaclav Havel kishte thënë se se pavarësia e Kosovës duhej të garantohej shumë më parë.

"Në kohën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë kundër regjimit kriminel të Sllobodan Millosheviqit, me siguri që në kuadër të atij intervenimi mundej të garantojë pavarësinë apo pavarësinë relative të Kosovës", ishte shprehur Havel.

Ish presidenti i Çekisë kishte shtuar se qysh atëherë ka mundur të ndodhë ajo që ndodhi në vitin 2008, pavarësimi i Kosovës.

"Edhe më parë kam mbrojtur qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare duhet sa më parë të intervenojë për mbrojtjen e jetëve të njerëzve nga arbitrariteti i shtetit", ka thënë Vaclav Havel.




“Largimi” - filmi i realizuar nga Vaclav Havel



Vaclav Havel gjatë xhirimit të filmit "Largimi"
Vaclav Havel gjatë xhirimit të filmit "Largimi"



Filmi i ish-presidentit të ndjerë çek, Vaclav Havel, me titull “Largimi” bazohet në skenarin me të njëjtin emër të shfaqjes - premiera e së cilës u mbajt në vitin 2008. Ky është filmi i parë i Havelit në 20 vjet.

Filmi bën fjalë për një ish-kancelar të një vendi të paemëruar, i cili përballet me humbjen e fuqisë pasi të largohet nga posti. Protagonisti rrezikon të humbë vilën e tij nëse nuk i jep mbështetje publike trashëgimtarit të vet.

Megjithëse emri i protagonistit, Vlastik Klein, tingëllon shumë ngjashëm me emrin e pasardhësit të Havelit, Vaclav Klaus, autori këmbënguli se filmi nuk është autobiografi.

Havel i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se “Largimi” është film që ka të bëjë me jetën e një politikani në pushtet.

Unë desha që një çështje e përgjithshme, ajo e ndryshimit dhe largimit, të ndjehet në nëntekstin e skenarit dhe filmit. Ndryshimi është i vazhdueshëm, njerëzit gjithmonë largohen”.

Ndryshimet janë pjesë e jetës. Protragonisti im nuk mund t’i durojë ndryshimet. Ai reagon në mënyrën më të keqe të mundshme. Është një temë e përgjithshme, e cila nuk dokumenton asnjë person në veçanti apo akt të veçantë të largimit”, kishte thënë Havel.

Ish-presidenti i Çekisë kishte filluar ta shkruajë skenarin në vitin 1988, përpara se të vihet në krye të Revolucionit të Kadifenjtë.

Kjo ishte një lloj procedure, nëpër të cilën kalova kur isha në Kështjellën e Pragës, teksa po largohesha nga presidenca. I kam përdorur këto përvoja të vogla, megjithëse tema kryesore është e mëhershme”, ishte shprehur Vaclav Havel.

Vaclav Havel flet për filmin e tij
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:39 0:00




Thënie të famshme të Vaclav Havelit


"Si shtetasit e Azerbajxhanit, Kinës, Kubës, Rusisë dhe Arabisë Saudite, unë e di si është të jetosh në një vend, ku shteti kontrollon diskursin publik, shtypë opozitë dhe kufizon lirinë e shprehjes”.

Në përgjithësi, nafta nuk duhet të jetë më e rëndësishme se sa të drejtat e njeriut”.

Kur e lexova Franc Kafkën për herë të parë, vazhdimisht kisha ndjenjën që e kam shkruar unë atë libër. Sikur kishim përjetuar të njëjtat gjëra”.

Është e pamundur të shkruash për çështje të mëdha, nëse nuk jeton për ato çështje. Ashtu sikur që është e pamundur të jesh poet i mirë pa qenë njeri i mirë”.

Duke pasur intelektualë në pozita të larta nuk garanton qeverisje të mirë. Ju duhet ndershmëria si dhe arsyeja”.(g.k.)

XS
SM
MD
LG