Ndërlidhjet

Kazakistan: Situata mbetet e tensionuar


Rreth 2000 protestues u mblodhën sot në rajonin jug-perëndimore të Kazakistanit, Mangistau, pas përleshjeve të kohëve të fundit vdekjeprurëse midis policisë dhe demonstruesve.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë thotë se rreth 2000 njerëz demonstruan në kryeqytetin Aktau, duke u kërkuar autoriteteve për të tërhequr forcat speciale nga qyteti i Zhanaozenit.

Përleshje midis policisë dhe demonstruesve, duke përfshirë edhe punonjësit e naftës në Zhanaozen të premten kanë lënë të paktën 14 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur. Të shtunën, një person u vra në dhunë në fshatin e afërt të Shetpes.

Protestuesit në Aktau sot gjithashtu kërkuan që të hiqet shtetrrethimi i vendosur në Zhanaozen dhe i bënë thirrje policisë të mos përdorin armë për të rivendosur rendin dhe ligjin.

Nuk pati raportime për dhunë.

Autoritetet, ndërkohë, thonë se situata në Zhanaozen është normalizuar.
XS
SM
MD
LG