Ndërlidhjet

I ndalohet udhëtimi nënpresidentit të Irakut


Gjykata e Lartë e Irakut e ka ndaluar nënpresidentin Tariq al-Hashimi të udhëtojë jashtë vendit.

Hashimi dhe zëvendës kryeministri Saleh al-Mutlak, që të dy suni dhe anëtarë të bllokut Iraqiya, kanë qenë nën një presion në rritje, derisa tre truprojat e zëvendëspresidentit janë arrestuar.

Zëdhënësi i sigurisë në Bagdad, gjeneral-major Qassim Atta tha se tre truprojat e Hashimit ishin arrestuar për "aktivitetin e dyshuar terrorist" të shtunën.
XS
SM
MD
LG