Ndërlidhjet

Rusia blen trena të shpejtë gjermanë


Zyrtarë nga kompania kombëtare hekurudhore e Rusisë sot nënshkruan një kontratë për të blerë tetë trena me shpejtësi të lartë nga kompania gjermane Siemens për 387 milionë dollarë.

Agjensia ruse e lajmeve Interfax njofton se marrëveshja përcakton gjithashtu se Sony do të kryejë mirëmbajtjen, duke e bërë vlerën e përgjithshme të marrëveshjes të jetë rreth 780 milionë dollarë.

Drejtori rus hekurudhor, Vladimir Yakunin, citohet të ketë thënë se trenat e parë do të dërgohen në Rusi nga janari i vitit 2014, në kohë për të ndihmuar vendin të presë Lojërat Olimpike Dimërore.
XS
SM
MD
LG