Ndërlidhjet

Demaçi: Na goditi vdekja e Havelit


Veprimtari i njohur kosovar Adem Demaçi, pas vdekjes se ish-presidentit të Çekisë Vaclav Havel tha se ai ka qenë një njeri i paqes dhe stabilitetit.

“Ai ka qenë një njeri i drejtë, së pari për popullin e vet edhe i ka prirë popullit të vet në vështirësi të mëdha, në fortuna të mëdha dhe ka dalë faqebardhë. Ka qenë burrë i fortë dhe është treguar demokrat i vërtetë, atëherë kur me mjete paqësore pranoi ta njohë pavarësinë e Sllovakisë, edhe pse sllovakët shumë shpejt u penduan për atë që bënë”, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, veprimtari Demaçi.

Demaçi vlerësoi lart, qëndirmin e ish presidentit çek në lidhje me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Gjithashtu edhe qëndrimi i tij ndaj pavarësisë së Kosovës dhe ndaj përpjekjeve të kosovarëve për liri, ka treguar që ai ishte një burrë për lakmi. Neve shqiptarëve na ka goditur shumë”, u shpreh Demaçi.
XS
SM
MD
LG