Ndërlidhjet

logo-print

Boris Tadiq propozon model irlandez për Kosovën

  • RFE /RL

Boris Tadiq

Boris Tadiq

Presidenti Boris Tadiq ka thënë se Serbia po shikon marrëveshjen e paqes së Irlandës Veriore si model për zgjidhjen e mundshme të konfliktit me Kosovën.

Nën marrëveshjen e Paqes së vitit 1998, të njohur si “E premtja e Mirë”, Qeveria e Dablinit hoqi dorë nga pretendimet për sovranitet mbi Irlandën e Veriut, duke e zëvendësuar atë me shpresën për të parë një Irlandë të Bashkuar- por duke u bazuar në votimet në të dy anët.

Në një intervistë për të përditshmen e Maqedonisë, Dnevnik, Tadiq tha se Beogradi po shikon të arrijë një marrëveshje të njëjtë me qeverinë e Prishtinës, gjë kjo që do të hiqte një pengesë në rrugën e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së.

Ekziston modeli irlandez, ku pavarësisht se Republika e Irlandës nuk e njeh ndarjen e integritetit territorial (me Irlandën Veriore), megjithatë është anëtare e BE-së”.

Tadiqi po ashtu ka përmendur zgjidhje tjera të konflikteve territoriale në Evropë, përfshirë ndarjen e rajonit të Tirolit alpin, por hodhi poshtë idetë për ndarjen e Kosovës.

Serbia nuk ka iluzione se mund ta kthejë Kosovën siç ka qenë para vitit 2000, por nuk do të heqim dorë nga negociatat në kërkim të një zgjidhjeje të qendrueshme”, citohet të ketë thënë Tadiq.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por qeveria e Beogradit refuzon ta njohë shtetin e ri dhe e konsideron atë si pjesë integrale të terriorit serb.

Liderët e Bashkimit Evropian kanë shtyrë vendimin për dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE Serbisë deri në muajin mars.

Gjermania në veçanti ka theksuar se Beogradi duhet të përmirësojë relacionet me Kosovën para se të pranojë kandidaturën. (a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG