Ndërlidhjet

Mërfi: Është për keqardhje loja politike në Serbi me SHBA-në


I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Majkëll Mërfi ka hedhur poshtë pretendimet e zyratrëve serbë se marrëveshjen e lidhur mes SHBA-së dhe preisdentes Atifete Jahjaga “po falsifikohet historia serbe në Kosovë”.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar së voni ndërmjet sekretares së Shtetit Hillari Klinton dhe presidentes së Kosovës Jahjaga për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

“Mendoj se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet sekretares së Shtetit dhe presidentes [Jahjaga] është e mirëseardhur. Ne kemi 24 marrëveshje të tilla me vendet anekënd botës, përfshirë edhe Serbinë. Dhe mendoj se është për keqardhje dhe ndoshta edhe pak cinike që dikush ka zgjedhur të bëjë lojëra politike me gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për të sugjeruar që Shtetet e Bashkuara kanë ndonjë interes në falsifikimin ose vjedhjen e historisë së dikujt”, ka thënë Mërfi, gjatë një vizite që i bëri kishës Shën Nikolla në Prishtinë.

“Ne jemi të interesuar që të ruajmë trashëgiminë kulturore të serbëve, shqiptarëve, hebrenjve dhe popujve anekënd botës. Prandaj mendoj se kjo marrëveshje ishte e mirë. Është për keqardhje që dikush zgjedh që të bëjë lojëra politike me të”, tha Mërfi duke kujtuar rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në ndihmesën e ruajtjes së monumenteve të mëdha ortodokse serbe në Kosovë, përfshirë Graçanicën, Deçanin, Pejën dhe të tjerat.
XS
SM
MD
LG