Ndërlidhjet

Gjykata gjermane: Arid Uka mendërisht i aftë


Një psikolog ka thënë se Arid Uka, që vrau dy ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit në fillim të këtij viti, është mendërisht i aftë dhe mund të mbahet përgjegjës për veprimet e tij.

Psikologu Norbert Lejgraf dëshmoi të hënën në një gjykatë shtetërore të Frankfurtit, se 21 vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, nuk ka lënguar nga ndonjë sëmundje mendore në kohën kur kreu vrasjet.

Uka përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet nën dy akuzat për vrasje dhe tri pika tjera të akuzës për tentim vrasje.

Uka ka pranuar se ka kryer vrasjet, duke thënë se po përpiqej që të ndalonte ushtarët amerikanë të shkonin në Afganistan.

Nën ligjet gjermane, gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha provat. Verdikti final pritet të merret më 19 janar.
XS
SM
MD
LG