Ndërlidhjet

Fletarrestim për nënpresidentin irakian


Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë zyrtarë anonimë të sigurisë dhe drejtësisë në Irak të kenë thënë se një komision gjyqësor irakian ka lëshuar fletarrestim për zëvendëspresidentin Tareq al-Hashemi, në bazë të ligjeve kundër terrorizmit.

Gjykata Supreme e Irakut më herët ia ndaloi Hashemit udhëtimin jashtë vendit.

Hashemi dhe zëvendëskryeministri Saleh al-Mutlak, që të dy sunitë dhe anëtarë të
bllokut sekular irakian, janë vënë nën presion, pas arrestimit të tre truprojave të zëvendëspresidentit dhe pas thirrjes së kryeministrit Nuri al-Maliki që Mutlak të shkarkohet.

Autoritetet thanë se tre truprojat e Hashemit janë arrestuar të shtunën nën dyshimet për aktivitete terroriste.

Të dielën, blloku irakian i Hashemit dhe Mutlakut, tha se do të bojkotojë paralmentin në shenjë proteste ndaj pretendimit për monopolizim të pushtetit nga ana e kryeministrit.

Një ditë më vonë, Maliki bëri thirrje për shkarkimin e Mutlakut.

Zhvillimet e fundit vijnë në kohën kur po rritet frika për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Irak, pas tërheqjes së trupave amerikane.
XS
SM
MD
LG