Ndërlidhjet

Klinton shpreson se Koreja e Veriut do ta zgjedhë rrugën e paqes


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Koreja e Veriut do ta ndjekë rrugën e paqes, pas vdekjes së udhëheqësit Kim Xhong Il.

Klinton ka kërkuar nga ky vend që të punojë me komunitetin ndërkombëtar dhe të përmirësojnë marrëdhëniet me fqinjët.

Sekretarja amerikane gjithashtu shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që t’u ndihmojnë njerëzve të Koresë së Veriut.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Barak Obama ka konfirmuar sërish përkushtimin amerikan për aleatët e vet në rajon, përmes një telefonate që ka pasur me kryeministrin japonez, Joshihiko Noda.
XS
SM
MD
LG