Ndërlidhjet

Dyshime mbi trashëgiminë

  • RFE /RL

Në foto: Kim Il-Sung, Kim Xhong-Il dhe Kim Xhong-Um.

Në foto: Kim Il-Sung, Kim Xhong-Il dhe Kim Xhong-Um.


Vdekja e liderit të Koresë Veriore, Kim Xhong Il duket se ia ka lënë përsipër djalit të tretë dhe më të vogël shtetin stalinist të pajisur me armë bërthamore.

Agjencia zyrtare e lajmeve, KCNA pas njoftimit se babai i tij kishte vdekur të shtunën më 17 dhjetor, e quajti Kim Xhong-Un-in si një “pasardhës të madh dhe lider të shquar të partisë, armatës dhe popullit”.

Por, mbeten pas pyetjet dhe dyshimet se sa ka autoritet Kimi i ri, meqë ai është në të 20-tat e vona dhe ka pak kohë për t’u përgatitur për këtë rol.
Po ashtu janë rritur shqetësimet në Perëndim rreth stabilitetit të shtetit të izoluar dhe nëse tranzicioni te i riu Kim do të jetë i butë, apo do të shënohet me luftën për pushtet.

Robert Uard, drejtor i Publikimeve në “Economist Intelligence Unit” në Londër dhe ekspert mbi Korenë Veriore ka këtë mendim:

Kjo pasiguri është një nga gjërat që shqetëson- supozoj tërë botën pas vdekjes së Kim Xhon Ilit. Kim Xhon Uni është- mendoj- rreth 27 vjeç dhe i papërvojë.
Ne pak dimë se sa shumë pushtet do t’i transferohet të birit, Kim Xhon Unit. Nuk e dimë për shembull, se çfarë autoriteti ka ai në mes të ushtrisë ose në partinë komuniste. Kjo pasiguri është një nga gjërat që shqetëson- supozoj tërë botën pas vdekjes së Kim Xhon Ilit. Kim Xhon Uni është- mendoj- rreth 27 vjeç dhe i papërvojë. Transferimi i pushtetit po vazhdon tash e disa vjet, pasi që Kim Xhon Ili- babai i tij, u sëmurë. Por, birit të tij të vogël dhe të përdhelur sipas pikëpamjes sime, i mungojnë intelekti dhe dredhia politike e babait të tij”, tha Uard.

Pak dihet për Kim Xhongun, që ka qenë për muaj në qendër të spekulimeve se do ta trashëgonte të atin. Po ashtu ka pak fotografi të tij. Nëna e tij Ko Xhong Hui, sipas raporteve mediatike, ishte valltare dhe gruaja e tretë e Kim Xhong Ilit.

Kim Xhong-Uni raportohet se është arsimuar nën emër të rrejshëm në një shkollë ndërkombëtarë në Zvicër në vitin 1998.

Revista javore zvicerane “L'Hebdo” raportoi se ai ka braktisur shkollën në moshën 15 vjeçare pa e marrë ende diplomën. Revista citon shokët e klasës së tij ta kenë përshkruar atë si të turpshëm. Ai sipas tyre kishte dëshirë të skijonte dhe të luante basketboll.

Por, gazeta e Koresë Jugore “The Korea Herald” raportoi se ai është përgatitur për të marrë pushtetin.

Që nga kthimi në Phenian, ai dihet se ka ndjekur Univeristetin Ushtarak të Kim Il-Sung-it.

Kim Xhong-Un u shfaq në vitin 2009 si pasardhës i mundshëm i të atit.
Vitin e kaluar ai u gradua si gjeneral me katër yje dhe iu dha post i lartë në parti, pavarësisht se i mungonte përvoja ushtarake.

Emërimi u bë para takimit më të madh në 30 vjet të partisë komuniste në pushtet, Partisë së Punëtorëve të Koresë, në shtator të 2010-ës.

Gjatë takimit paraprak, në vitin 1980, Kim Xhong Il u përmend si trashëgimtar i babait të tij dhe mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së Kim Il Sungit në vitin 1994.

Haksun Paik, drejtor i Qendrës për Studime të Koresë Veriore me seli në Seul thotë:

Viti i kaluar ishte një periudhë në të cilin Kim Xhong Ili i ndihmoi të birit për të konsoliduar pushtetin me një shpejtësi maksimale. Një faktor thelbësor është nëse do të ketë apo jo një pushtet alternativ apo person alternativ që mund të zëvendësojë Kim Xhong Unin. Nuk ka figurë të tillë në Korenë Veriore dhe nën sistemin e liderit suprem”, tha Paik për të shtuar:

Tash e shohim se Kim Xhong Uni mbështetet nga anëtarë kyç të politikës së Koresë veriore si një lider i ri. Mendoj se sa i përket stabilizimit të pushtetit të tij, ka pasur arritje të mëdha. Nuk ka dyshim për këtë".

Kim Xhong-Il dhe Kim Xhong-Un

Kim Xhong-Il dhe Kim Xhong-Un

Motra dhe dhëndri i Kim Xhong Ilit pritet të luajnë një rol të madh gjatë tranzicionit të pushtetit.

Motra e Kim Xhon Ilit, Kim Kjung Hui, është po ashtu gjenerale me katër yje, dhe u gradua në të njëjtën kohë më te vëllanë.

Disa analistë thonë se burri i saj, Jang Song Taek, shpesh i konsideruar si numri dy i Koresë Veriore, pritet të veprojë si regjent i Kim Xhong Unit për një kohë.

Por, Uard paralajmëron për një luftë të mundshme për pushtet:

Kur Kim Xhong Ili mori pushtetin në vitet e ’90 ta, dhe u desh vite të tëra trajnimi për të. Me Kim Xhong Unin e ri dhe të papërvojë, mendoj se do të ketë një mori njerëzish, një mori fraksionesh brenda qeverisë, brenda armatës, brenda Partisë Komuniste që do të përpiqen ta kontrollojnë”, tha Uard.

Vdekja e liderit koreano-verior ka nxitur shqetësime në shtetet fqinje, ndërsa tregjet e aksioneve të Azisë kanë rënë. Koreja Jugore, që teknikisht mbetet në luftë me veriun, i ka kërkuar popullit që të “merret me aktivitetet e zakonshme ekonomike”, por e ka vënë në alarm ushtrinë. Qeveria e Japonisë ka mbajtur takim të veçantë për sigurinë.

Megjithatë, Kina, aleati më i ngushtë i Koresë dhe partneri më i madh tregtar, ka shprehur “pikëllimin” pas lajmit për vdekjen e tij.

Trupi i Kim Xhong Il

Trupi i Kim Xhong Il

Uard thotë se vdekja e Kimit mund të jetë kasnec i paqëndrueshmërinë për Korenë Veriore, duke thënë se vendi mund të ndërmarrë akte provokative në mënyrë që të tërheqë vëmendjen nga jostabiliteti i brendshëm.

Kjo është ajo që do të bëjnë. Ata nuk kanë se me çka të bëjnë pazar, por një gjë që mund ta bëjnë, është të tmerrojnë secilin me kapacitetet e tyre bërthamore, armatën e madhe, armët kimike etj. Kështu që ata do të shtrëngojnë muskujt, kurdoherë që diçka shkon keq, kurdoherë që duan të kenë vëmendjen e botës".

"Marrë parasysh pasigurinë e pushtetit të Kim Xhong Unit, ka rrezik, natyrisht, se ai mund të vendosë që të tregojë kredencialet e tij ushtarake, si për shembull duke kryer një provë bërthamore, apo duke sulmuar dikë, apo duke lansuar raketa për ekspozim të brendshëm”, tha Uard.

Raporte të pakonfirmuara nga Koreja Jugore thonë se veriu ka testuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi në bregun lindor. Por nuk ka qenë e qartë nëse prova kishte lidhje me njoftimin për vdekjen e Kim Xhong Ilit.

Koreja Veriore ka kryer provat e para bërthamore në vitin 2006, për të pasuar me provat e dyta tre vjet më vonë. Bisedimet shumëkombëshe që përfshijnë SHBA-të, Kinën, Korenë Jugore, Japoninë, Rusinë dhe Korenë Veirore, kanë për qëllim çarmatimin e Phenianit, por kanë ngecur tash e disa muaj. (a.i.)

XS
SM
MD
LG