Ndërlidhjet

logo-print

Media e Koresë së Veriut tregon pamje të liderit të ndjerë


Media shtetërore e Koresë së Veriut ka transmetuar sot pamje të trupit të liderit të ndjerë, Kim Xhong IL, të shtrirë në një arkivol xhami.

Fotografitë tregojnë djalin e tij të tretë, i cili si duket është edhe pasardhësi i tij, Kim Xhong Un, si dhe zyrtarë të tjerë, të rreshtuar para arkivolit, për t’i kushtuar respektin e tyre.

Trupi i të ndjerit është vendosur në Pallatin Memorial Kamsusan.

Media shtetërore kishte njoftuar të hënën se Kim kishte vdekur nga një sulm në zemër në moshën 69 vjeçare.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Koreja e Veriut do ta ndjekë rrugën e paqes, pas vdekjes së udhëheqësit të tyre dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që t’u ndihmojnë njerëzve të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG