Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 20 dhjetorin në vite...


1922 – U bë bashkimi i republikave socialiste sovjetike, dhe kështu u formua Bashkimi Sovjetik (BRSS).

1780 – Britania e Madhe i shpalli luftë Holandës.

1803 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën të marrin territorin e Luizianës nga kolonia franceze. Franca për këtë territor kërkoi nga SHBA-të 15 milionë dollarë.

1928 – Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara u hap një teatër me emrin e një aktoreje, shtetase të Amerikës. Teatri Ethel Berrimore u hap në Nju Jork.

1957 – Këngëtarit Elvis Prisli i erdhi kërkesë për të kryer “shërbimin kombëtar”, dhe ai u detyrua t’i bashkohet Ushtrisë së SHBA-ve.

1963 – Muri i Berlinit u hap për herë të parë për qytetarët e Berlinit Perëndimor, të cilëve iu lejua të bënin vizita njëditore te të afërmit në pjesën lindore të qytetit.

1966 – U formua Grupi për Planifikim Bërthamor në Bruksel.

1992 – Sllobodan Milosheviq rizgjidhet president i Serbisë.

1995 – Rrëzohet një aeroplan amerikan në Kolumbi. Vdesin 159 persona, dhe 5 mbijetojnë.

1999 – Portugalia ia kthen Makaon Kinës.(g.k.)
XS
SM
MD
LG