Ndërlidhjet

Bjellorusi: Më shumë se 30 persona në paraburgim


Policia bjelloruse ka ndaluar dhjetëra njerëz që morën pjesë në një protestë, ku u ndezën qirinj për të shënuar një vjetorin e protestave kundër ri-zgjedhjes së presidentit, Aleksandër Lukanshenka.

Policia në Minsk bëri të ditur se 32 njerëz do të ballafaqohen me seanca gjyqësore, nën akuzat për pjesëmarrje në protesta të jashtëligjshme dhe huliganizëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, më shumë se 700 njerëz, përfshirë edhe gjashtë kandidatë presidencialë, ishin ndaluar në paraburgim pas protestave të mijëra njerëzve kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG