Ndërlidhjet

Shutanovac: Strukturat paralele nuk hiqen brenda nate


Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac ka deklaruar se çështja e zhbërjes së strukturave paralele në Kosovë është pengesë politike për marrjen e kandidaturës për BE.

Strukturat paralele, sipas tij, kërkojnë qasje analitike dhe që ato nuk mund të hiqen brenda nate.

“Nuk mundet që kjo të bëhet me një hap, duke marrë parasysh se me vite kanë ekzistuar edhe struktura paralele të shqiptarëve në Kosovë, në arsim e shëndetësi. Është e panatyrshme që qytetarët serbë të lindin në Prishtinë, ndërsa ata nga Kosova në Beograd”, tha Shutanovac.

Përndryshe, kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë ka përsëritur se nga Serbia pret që të mundësojë lirinë e lëvizjes, bashkëpunimin kufitar dhe largimin e strukturave paralele.
XS
SM
MD
LG