Ndërlidhjet

Vëzhguesit arabë pritet të arrijnë të enjten në Siri


Shefi i Ligës Arabe tha sot se vëzhguesit paqësorë arabë pritet të arrijnë këtë javë në Siri.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës, Nabil Elarabi, duke folur në Kajro tha se një ekip do të arrijë të enjten në Siri, përderisa pjesa tjetër prej rreth 150 vëzhguesve të tjerë pritet të shkojnë atje deri në fund të vitit.

Lajmi vjen pasi aktivistët treguan se më shumë se 100 njerëz ishin vrarë në një nga ditët më të përgjakshme të revoltës kundër presidentit, Bashar al – Asad.

Vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut thanë se ushtarë të armatosur të forcave të sigurisë, të larguar nga baza e tyre ushtarake nga provinca Idlib, kishin vrarë më shumë se 60 njerëz, ndërsa njoftojnë se 40 persona të tjerë ishin vrarë diku tjetër.
XS
SM
MD
LG