Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i dorëzon librin e parë të regjistrit civil

  • RFE /RL

EULEX

EULEX

Zëvendës-shefi i EULEX-it, Endi Sparks ia dorëzoi kopjen e parë të certifikuar të librave të regjistrit civil zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahirit.

Këto dokumente, që kanë të bëjnë me komunat e Janjevës dhe Lipjanit, përbëhen nga certifikatat e lindjes, njofton Zyra për Informim e EULEX-it.

Misioni evropian për sundimin shpejgon se i ka certifikuar këto dokumente më 6 dhjetor si pjesë e marrëveshjes së arritur më 2 korrik 2011 në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ky është një shembull i mirë i përfshirjes së EULEX-it në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve...
“Pasi të zbatohet në tërësi kjo marrëveshje, ajo do t’i kontribuojë krijimit të Regjistrit Civil të qëndrueshëm dhe të besueshëm në Kosovë siç parashihet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe do të shërbejë si një pikësynim i ardhshëm në udhërrëfyesin për hapjen e dialogut për vizat”, thuhet në komunikatën për media të misionit evropian.

Ky është një shembull i mirë i përfshirjes së EULEX-it në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me anë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Brukseli. Mbetet edhe shumë për t’u bërë, por procesi tani po ecën përpara dhe EULEX-i i inkurajon të dyja palët që të vazhdojnë, të bindur për rezultatet pozitive”, tha pas dorëzimit të dokumenteve, zëvendësshefi i EULEX-it Endi Spark.(a.i.)
XS
SM
MD
LG