Ndërlidhjet

KGB bjelloruse rrëmben feministet ukrainase?


Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se do të dërgojë një përfaqësues të amabasadës në një fshat afër Minskut, pasi që një grup për të drejtat e grave pretendon se aktivistet e tij janë dërguar atje nga KGB-ja e Bjellorusisë, janë zhveshur lakuriq dhe janë kërcënuar.

Grupi FEMEN tha se kishin humbur kontaktet me tri aktiviste të hënën, pasi që ato kishin organizuar një proteste, duke dalë gjysmë të zhveshura në Minsk, kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG