Ndërlidhjet

logo-print

Bosnje: Ekstradohet ish ushtari nga SHBA-të


Një ish ushtar mysliman i Bosnjes, i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve kroatë gjatë konfliktit në vitet 1992-95 ka arritur në Bosnje pas ekstradimit nga SHBA-të.

Edin Xheko është marrë në paraburgim pas arritjes së tij në aeroportin e Sarajevës, kanë bërë të ditur prokurorët përmes një deklarate.

39 vjeçari dyshohet se ka qenë anëtar i një njësie speciale në armatën e dominuar nga myslimanët e Bosnjes, që kishte marrë pjesë në një sulm në fshatin Trusina, në Bosnjen jugore.

Sipas mediave lokale, Xheko ka jetuar në SHBA që nga viti 2001 dhe është arrestuar në muajin prill në shtetin e Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG