Ndërlidhjet

logo-print

Mund të kërkohet heqja e silikonit te 30 mijë franceze


Rreth 30 mijë femra franceze dhe ndoshta dhjetëra mijëra të tjera në botë mbase do t’iu duhet të heqin implantet e silikonit në gji, pas disa rasteve të dyshuara të kancerit, kanë thënë zyrtarët francezë.

AFP raporton se vendimi për heqjen ose jo të implanteve të prodhuara nga kompania Poly Implant Prothese (PIP) do të merret në fund të javës, pas një raporti të Insitutit Komëbtar të Kancerit, që lëshohet më 23 dhjetor.

“Sot jemi në process të evaluimit të implanteve të gjirit, për shkak të rrezikut nga kanceri”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë, Valerie Pekres.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësiosë tha se nuk ka ende lidhje direkte në mes të implanteve dhe kancerit dhe se “nuk ka rrezik të menjëherëshëm për shëndetin”.

Nuk është bërë e qartë se sa gra të huaja kanë marrë produkte të PIP-it, por komapnia është prodhuesi i tretë më i madh në botë i implanteve të silikonit, duke prodhuar 100 mijë të tilla në vit dhe duke eksportuar 80 për qind të prodhimeve të veta.

Gazeta franceze Liberation tha se 300 mijë gra në tërë botën kanë vënë implante të PIP-it.
XS
SM
MD
LG