Ndërlidhjet

Kameron viziton trupat britanike në Afganistan


Kryeministri britanik Dejvid Kameron u ka bërë një vizitë të befasishme trupave britanike në Afganistan.

Për shkak të stuhisë së pluhurit ai nuk arriti të fluturojë në kampin Bastion, që është baza kryesore britanike, dhe ndërroi rrugën për në bazën e NATO-s në Kandahar.

Atje ai takoi pilotët britanikë të Tornados. Rreth 9500 trupa britanike shërbejnë aktualisht në Afganistan.

Në Kandahar ai u takua me gjeneralin amerikan Xhejms Hugins, që kryeson misionin e NATO-s në këtë vend.

Britania kë ndërmend që të tërheqë të gjithë trupat lufatarake nga Afganistani në vitin 2014, duke filluar me 500 të parët në vitin e ardhshëm.

Kameroni bëri të ditur se një numër më i madh do të tërhiqet në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG