Ndërlidhjet

Obama vëzhgon përmbylljen e misionit në Irak


Presidenti Barak Obama dhe nënpresidenti Xho Bajden kanë vëzhguar fundin e luftës në Irak në një traditë ushtarake solemne, që shënoi kthimin zyrtar të flamurit të forcave amerikane nga Iraku.

Ceremonia e sotme në një bazë afër Uashingtonit, shënon mbylljen e konfliktit nëntë vjeçar.

Obama dhe Bajden përshëndetën kthimin e gjeneralit Lojd Ustin, komandantin e trupave amerikanë në Irak dhe qenë dëshmitarë të arritjes së flamurit.

Trupat e fundit amerikane nga Iraku u kthyen të dielën.

As Obama dhe as Bajden nuk do të mbajnë fjalime.

Gjatë luftës, afër 4 mijë e 500 amerikanë janbë vrarë, 32 mijë janë plagosur dhe qindra miliardë dollarë janë shpenzuar.
XS
SM
MD
LG