Ndërlidhjet

logo-print

Irani fton në vizitë Agjencinë Bërthamore të OKB-së


Irani tha se e ka ftuar agjencinë për mbikqyrjen e programeve bëthamore te OKB-së për të vizituar këtë vend dhe tha se është i gatshëm që të diskutojë lidhur me shqetësimet për ambiciet bërthamore të Teheranit.

Ali Asgar Soltanieh, ambasador i Iranit në Agjencinë ndërkombëtare për Energji Bërthamore të OKB-së, tha se Irani i ka nisur një letër shefit të IAEA-së, Jukia Amano më 9 dhjetor.

Më herët, gjatë këtij viti Amano ka bërë të qartë se cdo vizitë e re në Teheran duhet të adresojë shqetësimet në rritje rreth qëllimeve potenciale ushtarake të programit bërthamor, për të cilin Irani këmbëngul se është paqësor.

Soltanieh tha se Irani “do të diskutojë çdo çështje dhe do të punojë drejt largimit të paqartësve”.
XS
SM
MD
LG