Ndërlidhjet

Çekia fillon periudhën e zisë


Republika Çeke ka filluar periudhën triditore të zisë për Vaclav Havelin.

Ish presidenti çek vdiq të dielën në moshën 75 vjeçare.

Dramaturgu dhe disidenti ka udhëhequr paqësisht “Revolucionin e Kadifenjtë” në vitin 1989, i cili i dha fund dekadave të regjimit komunist në Çekosllovakinë e atëhershme.

Liderë botërore kanë shfaqur respekt për Hvaelin, shumë nga të cilët e kanë quajtur figurë kryesore historike të shekullit 20.

Haveli do të varroset në një funeral shtetëtor në Pragë të premten, ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë, në mesin e të cilëve edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG