Ndërlidhjet

Veselinoviqit, 48 orë paraburgim


Pas arrestimit të vëllezërve Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Policia në Kralevë ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh për ta.

Sipas njoftimit të kësaj policie, i dyshuari Zvonko Veselinoviq është arrestuar për shkak të prodhimit ilegal dhe hedhjes në treg të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Në njoftimin e policisë thuhet se Zharko Veselinoviq është arrestuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Zvonko dhe Zharko Veselinoviq janë identifikuar nga KFOR-i si organizatorët dhe liderët e akteve të fundit të dhunës, që janë kryer kundër ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it, te barrikadat në Jarinë dhe Jagnenicë.

Zvonko Veselinoviq tash një kohë të gjatë është në qendër të shkrimeve mediatike, për shkak të siç thuhet, aktiviteteve të tij të paligjshme dhe lidhjes me krimin e organizuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG