Ndërlidhjet

logo-print

Maliki: Hashemi duhet të përballet me drejtësinë


Kryeministri irakian Nuri al-Maliki u kërkoi sot autoriteteve në rajonin kurd autonom që ta dorëzojnë nënpresidentin Tarek al-Hashemi, i cili po kërkohet nën akuza për terrorizëm.

Maliki tha sot në Bagdad se Hashemi “duhet të përballet me drejtësinë”.

Hashemi është zyrtari më i lartë sunit në Irak dhe një nga liderët e partisë sekluare të mbështetur nga sunitët, Irakia.

Kjo parti po bojkoton koalicionin qeverisës në shenjë proteste për siç thonë ata mbajtjen e posteve krysore nga ana e shiitëve.

Të hënën zyrtarët lëshuan fletëarrestim për Hashemin nën akuzat per terrorizem, të cilat ai i hedh poshtë.

Hashemi është ndaluar që të udhëtojë jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG