Ndërlidhjet

Konfirmohet emërimi i Zhbogarit


Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri e BE-së, Ketrin Eshton ka konfirmuar sot në Bruksel se ministri i jashtëm në largim i Sllovenisë, Samuel Zhbogar do të jetë përfaqësues special i BE-së në Kosovë.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja në kabinetin e Eshtonit, Maja Kociançiq.

Mediat sllovene kanë cituar Zhbogarin të ketë thënë se kishte aplikuar për këtë post në muajin e kaluar, duke shpresuar se përvoja diplomatike dhe politike e tij në rajon do të ndihmojë në aktivitetet e BE-së në Kosovë.

Zhbogar do të zëvendësojë në këtë post përfaqësuesin aktual të BE-së, Fernando Gjentilinin, të cilit i skadon mandati në janar.

Sllovenia, sipas AFP-së, ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shefen e politikës së jashtme te BE-së, Ketrin Eshton se nuk po emëron asnjë kandidat slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme evropiane.
XS
SM
MD
LG