Ndërlidhjet


Asnjëherë më keq”.

Ky është vlerësimi për gjendjen e mediave gjatë vitit të fundit nga organizata joqeveritare CIVIL MEDIA .

Sipas drejtorit të kësaj organizate, Xhabir Deralla, punonjësit e mediave u nënshtrohen kërcënimeve dhe presioneve nga më të ndryshmet, nga ana e autoriteteve shtetërore.
Presion ndaj gazetarëve është më se evident, ndërkohë që politikat redaktuese përcaktohen në kabinetet e politikanëve dhe jo në redaksitë...

Presion ndaj gazetarëve është më se evident, ndërkohë që politikat redaktuese përcaktohen në kabinetet e politikanëve dhe jo në redaksitë, dhe kjo në masë të madhe kërcënon lirinë e fjalës së lirë, me këtë dhe një pjesë shumë të rëndësishme të të të drejtave të njeriut, me çka kërcënohet dhe demokracia në vend”, shprehet Deralla.

Ndërkohë sa i përket kërcënimit të fjalës së lirë në Maqedoni, Risto Popovski nga agjencia informative MakFax thotë se pushteti thjesht i injoron kritikat sepse duket qartazi nuk ka ndërmend t`i përmbushë rekomandimet e përcaktuara nga Këshilli Evropian.

Sipas Popovskit, gjendja e mediave është shumë më kritike sesa në vitet e 90-ta.

Më kujtohet që gjatë vitit 92 ose 93, drejtori i atëhershëm i së përditshmes ‘Nova Makedonia’, Pande Kolemishevski, tentoi të emërojë redaktor përgjegjës sipas terkut të politikës por ai u detyrua të heqë dorë nga ky vendim, si pasojë e rezistencës së vetë gazetarëve të redaksisë. Por, në kohën e sotme fatkeqësisht askush më nuk e respekton qëndrimin e gazetarëve”, thekson Popovski.

Por Arsim Sinani, ligjërues në fakultetin e gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës thotë se i kupton kolegët maqedonas, sepse presionin ndaj fjalës së lirë fillimisht pushteti e ka ushtruar ndaj mediave shqiptare, siç thotë ai, që aktualisht i tërë sistemi mediatik kontrollohet përmes një butoni të vetëm të quajtur politikë.

Kur shqiptarët në vitet e 90-ta thoshin se ka media të kontrolluara, askush nuk besonte. Por tani kur këtë e thonë maqedonasit ngrihet shumë pluhur. Pa i përmirësuar këto raporte, Maqedonia do të ketë probleme serioze, jo vetëm sa i përket përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian, por do të ketë problem me mediat dhe qytetarët”, thotë Sinani.

Ndërkaq, drejtori i këshillit për radiodifuzion Zoran Stefanovski vlerëson se institucioni që ai drejton, me shtimin e numrit të anëtarëve, ka humbur fuqinë për të qenë “një rregullator i mirëfilltë” i hapësirës mediatike.

Ajo që mua personalisht më shqetëson është fakti se mediat thuajse aspak nuk u bëjnë rezistencë presioneve politike.
Por sipas tij, më shqetësuese është mosrezistenca e vetë gazetarëve.

Ajo që mua personalisht më shqetëson është fakti se mediat thuajse aspak nuk u bëjnë rezistencë presioneve politike”, thekson Stefanovski.

Edhe Arsim Sinani vlerëson se askush nuk mund ta ndihmojë kultivimin e mediave të pavarura sa vetë gazetarët.

Kërkohet një ndërmjetësim mes faktorëve të rëndësishëm që mediat të fitojnë pozitën e merituar. Ata që duhet të reagojnë duhet të jenë vetë mediat, të organizohen dhe forma e presionit të mos bie në kurthin e politikës”, shprehet Sinani.

Nga ana tjetër Petrit Saraqini nga instituti i mediave në Maqedoni vlerëson se gjendja e palakmueshme e mediave do ta detyrojë publikun të gjejë burime alternative për informim, siç janë rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Kemi të bëjmë me një ndryshim të formatit të mediave, mu për këtë shkak besoj se ardhmëria e mediave, e informacionit dhe gazetarisë si profesion ashtu siç e kemi njohur dhe mësuar ne si teori, tani është në internet”, thotë Saraqini.

Sipas tij “mediat e mëdha, mediat korporative momentalisht janë shumë më tepër biznese tjera dhe jo për interesin e publikut”.

Kjo, sipas tij, sepse praktikat dëshmojnë se shumica e mediave, si në botë, ashtu edhe në rrethana të Maqedonisë, parimisht nuk jetojnë nga shitja e informacionit, por kanë burime të tjera, siç janë reklamat dhe donacionet e ndryshme.

Ndryshe, sipas raportit të fundit të “Freedom House” mediat në Maqedoni vlerësohen si pjesërisht të lira.

Në raport theksohet se qeveria përmes reklamave i mbështetë financiarisht vetëm mediat të cilat janë besnike ndaj politikave shtetërore.

Gazetarët kanë paga shumë të ulëta dhe status të padefinuar juridik, me ç’rast u nënshtrohen presioneve të politikanëve si dhe punëdhënësve.
Ndërkohë, qeveria ka paralajmëruar ligj për mediat, që nga gazetarët konsiderohet si vazhdimësi e presioneve ndaj fjalës se lirë.
XS
SM
MD
LG