Ndërlidhjet

Izetbegoviq: Bosnja s'do të bëhet pjesë e Serbisë së madhe


Anëtari i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq tha se Bosnja nuk do të bëhet pjesë e Serbisë së madhe dhe se ata që kërkojnë këtë do të përballen me probleme të mëdha.

Ai ka bërë këto komente për agjencinë turke të lajmeve, Anadollia, pas deklaratës së presidentit të Republikës Serbe, Milloard Dodik se Bosnja do të bie, atëherë kur bashkësia ndërkombëtare ndalon së mbështeturi atë.

Izetbegoviq ka thënë se boshnjakët nuk e kanë “dhënë vendin e tyre më 1992, dhe nuk ta bëjnë këtë as pas 20 vjetësh”.

Presidenti Dodik ka thënë më herët se Bosnja është në “fazën e rënies dhe asaj askush nuk do të mund t’i ndihmojë, madje as amerikanët”.
XS
SM
MD
LG