Ndërlidhjet

Thirrje për bojkot të raportimit nga Kuvendi


Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve gazetarë dhe mediave të vendit që të bojkotojnë punën e Parlamentit të Kosovës, për shkak të hyrjes në fuqi të rregullores së re që rregullon qasjen e mediave në ndërtesë.

Në një njoftim për media thuhet se "bojkoti hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme, 21 dhjetor 2011, dhe mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër".

AGPK sqaron se rregullorja është miratuar në Kryesinë e Kuvendit, nga të gjitha subjektet politike pralamentare dhe "si e tillë tregon se ato nuk janë të interesuara për të krijuar kushte për punën e gazetarëve".

AGPK është shprehur e gatshme që me Kryesinë e Kuvendit ta diskutojë qasjen e gazetarëve në ambientet e parlamentit, për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme për gazetarët.

"AGPK në konsultim më anëtarët gazetarë në të gjitha mediat e Kosovës, vlerëson se rregullorja është diskriminuese dhe pengon punën e gazetarëve. Si e tillë ajo duhet të shfuqizohet dhe të hidhet në shqyrtim", thuhet në reagimin e AGPK-së.
XS
SM
MD
LG