Ndërlidhjet

Ushtria turke vret 21 militantë kurdë


Zyrtarët e sigurisë thanë se trupat turke kanë vrarë 21 militantë kurdë gjatë një operacioni në shkallë të gjerë në Turqinë jug-lindore.

Zyrtarët që kanë dashur të mbesin anonimë, kanë thënë se ushtria ka lansuar operacionin në javën e kaluar, pasi që kishte identifikuar një grup prej rreth 30 luftëtarëve nga Partia Popullore e Kurdistanit(PKK) në rajonin e banuar kryesisht me kurdë.

Operacioni ka përfshirë 3 mijë trupa të mbështetur nga helikopterët sulmues dhe aeroplanët lufatarakë.

PKK lufton për autonominë kurde në juglindje të Turqisë. Që nga kryengritja e nisur më 1984 e deri më tash jnaë vrarë më shumë se 40 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG