Ndërlidhjet

Rusi: Zgjedhet kryetari i Dumas Shtetërore


Një aleat i kryeministrit rus, Vlladimir Putin është zgjedhur sot kryetar i Parlamentit të ri të Rusisë.

Sergei Narushkin ka marrë përkrahjen dhe votën e 238 deputetëve. Partia e Vlladimir Putinit, Rusia e Bashkuar ka siguruar 238 nga 450 ulëset në shtëpinë e ulët të parlamentit, nga zgjedhjet e 4 dhjetorit.

Parlamenti mbajti sot seancën e parë që nga zgjedhjet parlamentare, që u shoqëruan me shumë polemika. Opozita thotë se rezultatet janë manipuluar dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Rezultatet e zgjedhjeve shkaktuan protesta të shumta në gjithë Rusinë, e tubimi më i madh ishte me 10 dhjetor, ku u mblodhën rreth 50 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG