Ndërlidhjet

Pakistani vendosë snajperë për Kërshëndella


Policia pakistaneze bëri të ditur se ka në plan që të vendosë snajperë dhe qindra policë shtesë nëpër kisha, për festën e Kërshëndellave, për të parandaluar sulmet e mundshme ndaj minoritetit të krishterë.

Një zëdhënës i policisë, Najab Hajder tha se 2,500 policë, përfshirë edhe snajperistët, do të vendosen për të siguruar komunitetin e krishterë për Kërshëndella.

Ky komunitet i vogël, jeton në qytetin lindor të Lahorës, ku policia thotë se ndodhen 433 kisha.

Vlerësohet se vetëm 3 përqind e popullatës prej 174 milion banorëve në Pakistan janë të krishterë.
XS
SM
MD
LG