Ndërlidhjet

Amerika ka ndarë 1.4 miliardë dollarë për ekonominë në Kirgizi


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se baza ajrore amerikane në Kirgizi ka kontribuar me më shumë se 1.4 miliardë euro për ekonominë e vendit, gjatë 10 vjetëve të veprimtarisë së saj.

Duke folur në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të hapjes së qendrës transitore, ambasadorja amerikane, Pamela Spratlen tha se qendra kishte ndihmuar në luftimin e terrorizmit në Afganistanin e afërt.

Ndërsa presidenti i vendit, Almazbek Atambajev tha se Bishkeku do ta respektojë qiradhënien aktuale për bazën, që zgjatë deri në vitin 2014, por në të ardhmen mund të mos u vazhdohet.
XS
SM
MD
LG