Ndërlidhjet

Pakësohet numri i banorëve në Shqipëri


Instituti i Statistikave i Shqipërisë tha se popullsia e vendit ka rënë gjatë dekadës së fundit për shkak të emigrimit dhe pjellorisë së ulët.

Instituti ka bërë të ditur se popullsia e Shqipërisë është 2.8 milionë në vitin 2011, në krahasim me mbi 3 milionë sa ishte në vitin 2001.

Sipas statistikave, burra ka pak më shumë se gra, për 0.2 përqind.

Rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë gjithashtu tregojnë se shumica e shqiptarëve, 53.7 përqind, tani jetojnë në zona urbane. Instituti bëri të ditur se numri i banorëve urbanë, për herë të parë në historinë e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, e ka tejkaluar numrin e popullsisë rurale.

Më shumë se 1 milionë shqiptarë që jetojnë në Evropën Perëndimore dhe SHBA, nuk janë përfshirë në regjistrimin e muajit tetor.
XS
SM
MD
LG