Ndërlidhjet

OKB: Amerika kërkon zbatim të sanksioneve ndaj Iranit


Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Suzën Rajs ka bërë thirrje për zbatim të plotë të sanksioneve ndaj Iranit, në mënyrë që të ngadalësohet programi i tyre bërthamor.

Duke folur para këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Suzën Rajs tha se një raport i lëshuar në nëntor nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tregon se programi bërthamor i Iranit nuk ka vetëm qëllime paqësore.

Rajs gjithashtu ngriti shqetësime rreth shpërfilljes së obligimeve ndërkombëtare bërthamore nga ana e Teheranit.
XS
SM
MD
LG