Ndërlidhjet

SHBA, Franca dhe Turqia dënojnë dhunën në Siri


Ministria e jashtme e Turqisë, në një deklaratë të sotme, ka akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad se e ka kthyer Sirinë në një "gjakderdhje" nga sulmet e vazhdueshme kundër civilëve.

Observatori sirian për të drejtat e njeiut thotë se forcat siriane të premten vranë 111 civilë dhe aktivistë derisa forcat e sigurisë po vazhdojnë dhunën kundër protestuesve anti-qveritarë.

Franca i ka cilësuar vrasjet si një "masakër e paparë", ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se autoritetet siriane kishin "shkelur në mënyrë flagrante angazhimin e tyre për t'i dhënë fund dhunës".

Një ekip i Ligës Arabe është në Siri dhe pritet të nis misionin vëzhgues për të mbikqyrur një plan të Ligës për t'i dhënë fund dhunës.
XS
SM
MD
LG